Pal Dodaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Pal Dodaj |
Atësia: | Mash |
Vendlindja: | Janjevë, Kosovë |
Datëlindja: | 3/9/1880 |
Profesioni: | klerik katolik |
Datë Vdekja: | 5/9/1951 |
Vënd Vdekja: | Shkodër |
Frat françeskan, publicist, kronikan, mësues, bibliotekist dhe përkthyes. Ka lënë pas disa vepra studimore.
U lind në Janjevë, në Vilajetin i Kosovës. Ende i vogël shkoi në Shkodër për t’u shkolluar tek Etërit Françeskanë. Nisi mësimet në Kolegjin e Troshanit, ndërsa noviciatin si dhe studimet filozofike e teologjike i kreu në Firence të Italisë. Aty, më 19 korrik 1902 kremtoi edhe Meshën e Parë, për t’u kthyer menjëherë në atdhe.
Filloi punën si profesor i filozofisë së pari në Troshan dhe mbasandej te kolegji "Illyricum" në Shkodër si profesor i së Drejtës Kanonike dhe Moralit.
Botoi në revistën “Hylli i Dritës” e në shumë revista të huaja. Ishte bashkëpunëtor i rregullt i gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”. Më 1941 në bashkëpunim me Giuseppe Schirò përktheu Kanunin, që u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941.
Pal Dodaj u arrestua më 8 nëntor 1946 nga regjimi komunist. Gjatë hetuesisë u torturua. U dënua fillimisht me vdekje, por iu kthye në dënim të përjetshëm. Ndërroi jetë në burg.