| Osman Doraci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Osman Doraci |
| Atësia: | Myrteza |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 1921 |
| Profesioni: | Mësues |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.164 |
| Data e Vendimit: | 9/7/1952 |
| Gjykata: | Gjykata Speciale e Sigurimit |
Lindur në Elbasan më 1921, me profesion arsimtar, dinte gjuhë të huaj italisht, kishte mbaruar Normalen e Elbasanit. Me ndërmjetësinë e Lef Nosit dhe Baki Sinellës filloi punë si nëpunës në Ministrinë e Arsimit në vitin 1939. Me krijimin e Ballit Kombëtar ka mbajtur lidhje me organizatën nëpërmjet eksponentëve të saj. Në vitet 1944-1946, u burgos nga komunistët. Ndiqej si lidhje e Alush Lleshanakut. Më 24.10.1949, me kërkesë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, u dërgua në Tiranë.
Dënohet nga Gjykata Speciale e Sigurimit me 15 vjet burg më 9.7.1952. U lirua më 5 janar 1964 nga burgu i Burrelit.
Dënohet edhe një herë të tretë për agjitacion dhe propagandë. Vuajti 8 vite të tjera burgim në periudhën 1968-1976.
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
