Nikoll Prenga | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nikoll Prenga |
Atësia: | Zef |
Vendlindja: | Grykë Orosh, Mirditë |
Datëlindja: | 21/5/1935 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 15/5/1967 |
Akuza: | tradhti ndaj atdheut |
Dënimi: | 13 vjet Burg |
Vendimi: | nr.98 |
Data e Vendimit: | 4/9/1967 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë me veprim në Shkodër |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 17/9/1981 |
Akuza: | «agjitacion e propagandë» |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Hetuesi: | Dino Leli |
Prokurori: | Vaskë Dimoshi |
Vendimi: | nr.68 |
Data e Vendimit: | 11/11/1981 |
Gjykatësi: | Mihal Kazanxhi |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Mirditë |
Data e Lirimit: | 10/1/1991 |
Nikoll Zef Prenga (Tuci), vuajti: 23 vjet, 7 muaj, 26 ditë burgim të pandërprerë. Ka marrë pjesë në revoltën e Qafë-Barit.
U lind më 21.5.1935 në Grykë Orosh të Mirditës. Me origjinë të mesme fshatare. Vlerësohej se në të kaluarën, qëndrimi politik i familjes nuk kishte qenë i mirë.
Dënimi i parë
U arrestua më 15.5.1967. U akuzua në bazë të nenit 64 në kombinim me nenet 10 e 12 të Kodit Penal për “tradhti ndaj atdheut” (tentativë arratisjeje). Gjykata Ushtarake Tiranë me veprim në Shkodër, me vendimin nr.98, datë 4.9.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 3 vjet. U la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.56, datë 2.10.1967.
Dënimi i dytë
U arrestua më 17.9.1981 teksa vuante dënimin në Repartin nr.303 në Spaç. U akuzua në bazë të nenit 55/1/ të Kodit Penal. Një një relacion të kësaj kohe, për të thuhej: “Duke parë rrezikshmërinë shoqërore të objektit të dënuar...që zhvillon në radhët e të dënuarve dhe sidomos në atë të të rinjve dhe për të evituar ndonjë akt të mprehtë nga radhët e të dënuarve të Repartit nr.303 Spaç, propozojmë që ta riarrestojmë e hetojmë për krimin e agjitacionit e të propagandës. Edhe sektori i hetuesisë është dakord për rigoditjen e tij. Të tre dëshmitarët nuk kanë dalë ndonjëherë dëshmitarë”. Gjykata e Rrethit Mirditë, me vendimin nr.68, datë 11.11.1981 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe heqjen të drejtës zgjedhore për 5 vjet. Në bashkim të dënimeve, iu dhanë 13 vjet e 8 muaj heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.298, datë 5.12.1981 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
U lirua më 10.1.1991.