| Nexhipe Taraku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nexhipe Taraku |
| Atësia: | Osman |
| Vendlindja: | Pejë |
| Vendbanimi: | Tirane3 |
| Datëlindja: | 1924 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 30/3/1954 |
E lindur në Pejë. Vajza e oficerit, Osman Taraku. Të atin e dënuan me pushkatim dhe e ekzekutuan në qershor të vitit 1945.
Një vit më pas, arrestojnë edhe Nexhipen dhe e dënojnë me 8 vjet burg si agjente të amerikanëve.
Pasi lirohet nga burgu, internohet në Lushnjë duke u konsideruar se aktiviteti dhe qëndrimi i saj kundër regjimit vazhdonte dhe ajo paraqiste rrezikshmëri duke qëndruar në Tiranë.
