U arrestua më 16 tetor 1976, 6 muaj pas arrestimit të të atit, Kosta Topencarov. I ati, i ardhur nga vendlindja e tij, Ohri, në vitin 1950, kërkonte riatdhesim, por nuk u lejua asnjëherë të kthehej. Përkundrazi, atë e arrestuan në prill 1976. Ai ndiqej prej vitesh me dyshimin se ishte agjent dhe pse arsyeja e ardhjes së tij në Shqipëri ishte dashuria për Marikën, vajzën që u bë bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij.

Duke qenë se Nestori këmbëngulte pranë Degës dhe Ministrisë së Brendshme për lirimin dhe pafajësinë e të atit, e arrestuan edhe atë. Në atë kohë, studionte për Zooteknikë në Institutin Bujqësor të Tiranës. Hetuesia ndaj tij zgjati 9 muaj e gjysmë. "Në birucat e Korçës më kanë rrahur duke përdorur edhe drurin. Ka pasur një rast ku më kanë lidhur me hekura me duar mbrapa për tri ditë e tri net", ka thënë ai për Kujto. Pas hetuesisë, u dënua me burg dhe u dërgua në Spaç, ku iu nënshtrua punës në minierë. Ai kaloi në burg vitet e rinisë nga 23-29 vjeç. U lirua me amnisti në vitin 1982, në një ditë me të atin.

Burimi: Vetë Nestor Topencarov

Fotoja kryesore: Nestori student, koha kur edhe u arrestua.


Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.