Nerfuze Koprencka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nerfuze Koprencka |
Vendlindja: | Delvinë |
Datëlindja: | 1897 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Armike e popullit" |
Dënimi: | 3 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 240 |
Data e Vendimit: | 25/11/1947 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korcës |
Lindi më 1897, në Delvinë. Nëna e Xhelal Kobprënckës. Më 25 nëntor 1947, me vendim nr. 240, Gjykata Ushtarake e Korcës e dënoi "si armike e popullit" dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar. Gjithë jetën e saj ajo kishte punuar si shtëpiake. Uran Kalakulla e përshkruan kështu në një portret kushtuar djalit të saj: “Nëna e Xhelalit ishte një grua e hekurt që dhe në prag të nëntëdhjetave zemrën e kishte zjarr dhe mendjen brisk, ashtu si edhe gjuhën, pa u përkulur kurrë edhe pse kishte bërë burg dhe internim deri në moshë të thyer. Ajo ishte një shembull i rrallë i vetive më të mira të gruas shqiptare të atyre viteve. Ajo kishte vetëm një dobësi, djalin e saj të vetëm, Xhelalin, të cilin nuk arriti ta shihte më me sy deri sa vdiq.”
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 314