| Neim Meminaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Neim Meminaj |
| Atësia: | Idriz |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/2/1953 |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 93 |
| Data e Vendimit: | 24/8/1953 |
| Gjykata: | Gjykata e Ushtarake e Durrësit |
| Data e Lirimit: | 25/11/1954 |
Lindi në Vlorë, në vitin 1910. Me vendim nr. 93, datë 24 gusht 1953, Gjykata e Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor se ka "ndihmuar diversantët" dhe e dënoi me 3 vjet burgim. U arrestua më 26 shkurt 1953 dhe u lirua më 25 nëntor 1954.
Sipas familjarëve, arsyeja e vërtetë e dënimit ishte se nipi i tij Musa Meminaj, ishte arratisur nga ushtria për të ikur më pas në SHBA dhe kjo kishte sjellë burgimin e babait të tij, Memin Meminaj, i cili vdiq në burg dhe dënimet e Neim dhe Feti Meminaj.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 282
