Lindi më 1943, në Perlat, Mirditë. Është internuar kur ishte 3 vjeç. I ati ishte pushkatuar, xhaxhanë, Zef Gjeta, e dënuan me 20 vjet burg dhe një xhaxha tjetër, Gjon Gjeta, e eliminuan me mbi 40 burra të tjerë, gjatë kalimit për në Jugosllavi. Më 22 prill 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Lezhë, Berat, Tepelenë, prej 30 marsit 1946 deri më 30 nëntor 1951.

Megjithatë në dëshminë e dhënë për kujto.al, Ndue dhe vëllai i tij, Mark Gjeta, kanë treguar që në vitin 1949, vetëm gjyshi dhe gjyshja e tij, shkuan në Tepelenë, ndërsa ata me motrën dhe të ëmën, i shpëtuan internimit në Tepelenë. Ai jetoi në Mirditë me familjen ku erdhi të jetonte pas burgut dhe internimit, edhe xhaxhai, Zefi.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.