Myslym ose Myslim Berisha u lind në vitin 1928 në Luzhë të Tropojës dhe banonte në Mamurras. Ishte një prej ushtarëve të Abaz Kupit, gjatë luftës. Ndër më të rinjtë e çetave antikomuniste.

Ishte burgosur një herë më 23 mars 1945, por kur doli në gjyq, në shtator 1945, mori pafajësinë. Prej tetorit 1946 qëndronte i arratisur. Ishte rekrutuar prej sigurimit me premtimin se do të hynte në çetën e Ibrahim Bomit dhe do ta vriste atë. Por posa shkoi në çetë, pasi i tregoi Bomit, u bashkua me të dhe qëndroi në mal.

U arrestua më 23 mars 1950, ndërsa ndiqeshin anëtarët e organizatës anti-pushtet "Grupi i Rezistencës" dhe elementë antikomunistë. Gjykata Speciale e Sigurimit të Shtetit e dënoi me 15 vjet burg si "bashkëpunëtor tradhtar". U lirua nga burgu me kusht, pas vendimit të datës 27.7.1956 të Gjykatës së Lartë.

Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.