| Muhazez Biçaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muhazez Biçaku |
| Atësia: | Hajdar |
| Vendlindja: | Pogradec |
| Vendbanimi: | Elbasan |
Pas arrestimit të bashkëshortit, sipërmarrësit dhe filantropit elbasanas, Xhavit Biçaku, Muhazezin (me mbiemër vajzërie Starova), bashkë me të bijat e mitura, i nxorën nga shtëpia, iu sekustruan gjithçka dhe i dërguan në një dhomë të papërfunduar vetëm me një dyshek e një jorgan.
Muhazezi protestonte vazhdimisht kundër kësaj padrejtësie, çfarë solli arrestimin e saj dhe dënimin me 8 vjet heqje lirie për "agjitacion e propagandë". U lirua pasi kreu rreth 2 vite burg.
Burimi: Suzana Biçaku Maliqi-Gjineshtra në vullkanin e kuq, Denis Gila, ISKK, Tiranë 2020
