Lindi në Voksh të Kosovës, në vitin 1927. U arrestua më 29 gusht 1951, dhe me vendim nr. 4, datë 16 janar 1952, Gjykata e Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje në Jugosllavi, se si agjent i U. D. B.-së Jugosllave ka grumbulluar informata me karakter sekret shtetëror" dhe e dënoi me 20 vjet burg me punë të detyruar. U lirua më 3 mars të vitit 1967 me plotësim kohe. U arrestua sërish më 5 shtator të po atij viti, dhe me vendim nr. 24, datë 8 gusht 1967, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për "tentativë të kalimit të kufirit" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 250
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.