| Muharrem Hilaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Muharrem Hilaj |
| Atësia: | Shaqir |
| Vendlindja: | Kukës |
| Vendbanimi: | Kukës |
| Datëlindja: | 11/9/1919 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 22/11/1954 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 22/11/1956 |
Lindi më 1919, në Kukës. Më 27 maj 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktin e dënimit me burg për motive politike nga periudha 22 nëntor 1954 deri më 22 nëntor 1956.
E bija, Gjyla Hilaj Cahani, dëshmon në librin e saj "Një derë e madhe në Malzi" dhe për kujto.al, që i ati ka qëndruar në burg deri në vitin 1958, gjithsej 4 vjet. Sipas saj, ai u dënua me 22 vjet për tentativë arratisje, armëmbajtje pa lejë etj. Muharremi e ka vuajtur dënimin në Kukës, Shkodër dhe Bulqizë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 225.
