Lindi në vitin 1884, në Pepel të Gjirokastrës. U arrestua më 25 gusht 1945, dhe më 16 tetor të po atij viti, me vendim nr. 286, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "si pjesmarrës në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar, kriminel lufte dhe armik i popullit", "se ka kaluar kufirin dhe duke qenë bashkëpunëtor me reaksionin e huaj ka sabotuar luftën Nacional Çlirimtare, dhe ka qenë spiun e informator i italianëve" dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Në bazë të nenit 51/2 të ligjit 382 , datë 24 dhjetor 1945, dënimi iu kthye në 7 vjet burg dhe punë të detyruar. Me dekret nr. 819, datës 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor u lirua nga burgu.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 306
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.