Mezan Abazi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mezan Abazi |
Atësia: | Tahir |
Vendbanimi: | Elbasan |
Datëlindja: | 29/4/1954 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 14/12/1978 |
Akuza: | "Agjitacion dhe propagand kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 7 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 14/12/1978 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Data e Lirimit: | 28/10/1982 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 1983 |
Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë" |
Dënimi: | 22 vjet Burg |
Vendimi: | Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Data e Vendimit: | 3/8/1983 |
Lindi më 29 prill të vitit 1954, në Elbasan. Më 14 dhjetor të vitit 1978, Gjykata
e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. U lirua më 28 tetor 1982. U arrestua sërish një vit më vonë, dhe më 3 gusht 1983, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaron fajtor për "tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë" dhe e dënoi me 22 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 45