Klerik katolik.Lindi në vitin 1871, në fshatin Rranxë të Bushatit (Shkodër). Studimet e mesme i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse të lartat në Itali, ku mori dhe shu-gurimin meshtarak. Meshën e parë e tha më 15 gusht 1893. Shërbeu si famullitar në fshatra të ndryshme të Pukës e Zadrimës, si në Shllak, Hajmel, Naraç, Pistull, Gjadër, Blinisht, Kryezi dhe Kçirë. U arrestua dhe bëri disa vite burg. Vdiq në vitin 1965, në moshën 94 vjeçare.

Burimi: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit kato-lik në Shqipëri, Tiranë, 2007, Vol. II, f. 343-344.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.