Një nga aktivistët kryesorë të organizatës “Fronti i Bashkuar i Rezistencës”, i cili ishte dënuar në vitin 1951 me 20 vjet burg për “dhënie informatash dhe bashkëpunim me diversantët”.

Në vitin 1954, vuante dënimin në kampin nr.4 në Tiranë, ku të dënuarit ndërtonin pallatet buzë Lanës. Me të burgosur të tjerë u përfshi në hapjen e një tuneli me qëllim për t'u arratisur. Kanali u zbulua dhe  rreth 20 të burgosur u arrestuan. Më 17 korrik 1954, në Gjykatën e Lartë Ushtarake, filloi gjyqi kundër të akuzuarve. Me vendim nr. 189, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë deklaroi fajtorë për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim arratisje jashtë shtetit» dhe dënoi me pushkatim 7 të akuzuar. Treve iu fal jeta. Mark Zef PaliIsuf Velçani, Zyhdi Mancaku dhe Abdulla Bajrami u ekzekutuan.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.