Lindi më 1940, në Petoq, Mirditë. U internua kur ishte 6 vjeç . I ati ishte pushkatuar, xhaxhanë, Zef Gjeta, e dënuan me 20 vjet burg dhe një xhaxha tjetër, Gjon Gjeta, e eliminuan me mbi 40 burra të tjerë, gjatë kalimit për në Jugosllavi.

Më 22 prill 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Lezhë, Berat, Tepelenë, prej 30 marsit 1946 deri më 30 nëntor 1951.

Megjithatë, në dëshminë e dhënë për kujto.al, Marku ka treguar që në vitin 1949, vetëm gjyshi dhe gjyshja e tij, shkuan në Tepelenë, ndërsa ai, me vëllanë, motrën dhe të ëmën, i shpëtuan internimit në Tepelenë. Mark Gjeta ka qenë i internuar vetëm në Lezhë dhe Berat. Ai jetoi në Mirditë me familjen, ku erdhi të jetonte pas burgut dhe internimit, edhe xhaxhai, Zefi.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 521-522
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.