Klerik katolik. Lindi në vitin 1905, në fshatin Nartë të Vlorës. Të mesmen e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, ndërsa studimet e larta në Xhenova të Italisë. U shugurua më 1938 dhe u kthye në atdhe, ku u emërua famullitar i Rrëshenit (1938-1945). Pas vitit 1945 shërbeu si famullitar i Selitës së Madhe, si administrator i Perlatit dhe Lurës dhe më vonë sërish si famullitar në Durrës e Vlorë. U arrestua më 26 mars të vitit 1951, për «veprimtari kundra Pushtetit Popullor; agjitacion e propagandë». Tetë muaj më vonë, më 26 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Në burg pësoi trauma të rënda psiqike, që i lanë pasoja për të gjithë jetën. Pas lirimit, gjatë gjithë vitit 1967 u nxorr vazhdimisht në «gjyqet demaskuese të popullit». Jetoi në një kasolle të shkatërruar. Në pleqëri të thellë e strehoi në shtëpinë e tij një vlonjat musliman.

Burimi: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, f. 254-258.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.