Marash Miri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Marash Miri |
Atësia: | Ndue |
Vendlindja: | Gurëz |
Vendbanimi: | Laç |
Datëlindja: | 1924 |
Datë Vdekja: | 1952 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Marash Miri u lind në Gurëz më 1924. U vra në Shkrel, Malësi e Madhe më 1952.
Ishte i biri i tregtarit të njohur nga Gurëzi, Ndue Miri. I ati pushkatohet krahas 9 të tjerëve në Masakrën e Gurëzit me rastin e vrasjes së Rexh Deliut, më 28 gusht 1946. Më 17 tetor 1946, u dënua me 10 vjet heqje lirie, vëllai i tij, Nikolla, i arrestuar më 11 tetor me rastin e vrasjes së Rrahman Xhemalit dhe ushtarit Hamdi Çelo që mendohet se kishin dorë në vrasjen e Rexh Deliut, megjithëse zyrtarisht thuhej: "dyshohej se u vra nga mbetje agjenturore në shërbim të anglezëve”, duke aluduar për Frano Mirin, kushëririn e Marash Mirit. Gjithë familjarët ishin në dyshim për t’u vrarë, dënuar apo internuar.
Këto vrasje, sipas studiuesit Ndue Hoti, ishin organizuar nga Sigurimi i Shtetit. Me rastin e vrasjes së kapterit të postës MP Gurëz Rr. Xhemali dhe ushtarit H. Çelo u ndaluan 38 veta, mes tyre dhe një grua. Tre u dënuan me pushkatim, 22 me burgime deri në 10 vjet.
Marash Ndue Miri u vra pas nje besprerje nga informatorët e atij vendi.