| Manush Peshkëpia | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Manush Peshkëpia |
| Atësia: | Tahsim |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
| Datëlindja: | 1910 |
| Profesioni: | Financier, poet |
| Datë Vdekja: | 27/2/1951 |
| Vënd Vdekja: | Mënik, Tiranë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1945 |
| Akuza: | "Armik të popullit" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 13/4/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Speciale e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 20/2/1951 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 27/2/1951 |
| Vendi Ekzekutimit: | Mënik, Tiranë |
Financier, poet, publicist, anëtar i Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes. Lindi në vitin 1910, në Vlorë. Punoi si financier në Bankën Kombëtare. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, bashkë me të vëllanë, Nexhat Peshkëpinë, u transferua në Elbasan. Gjatë luftës qe redaktori kryesor i gazetës «Flamuri». Më 1944 drejtoi emisionin letrar të Radio Tiranës. U arrestua më 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar si «armik të popullit». U lirua pas katër vjetësh. U arrestua sërish më 20 shkurt të vitit 1951, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe, pas një jave torturash, duke u gdhirë 27
shkurti, u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm, që i hodhën në një gropë të përbashkët pranë Urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës. Poezitë e tij janë të shpërndarë nëpër revista të ndryshme të viteve ’30-të dhe, sidomos te «Përpjekja Shqiptare». Është përfshirë edhe në «Antologjinë e letërsisë shqipe» (Albanishes Lesebuch), të botuar në Lajpcig më 1948, nga albanologu gjerman Maksimilian Lambertz. Është nderuar me titullin «Nderi i Kombit» nga Presidenti i Republikës.
