Mantho Bala | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mantho Bala |
Atësia: | Jerasimo |
Vendlindja: | Vuno |
Vendbanimi: | Tiranë |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1976 |
Ish-zv.ministër i Arsimit dhe Kulturës për 8 vjet gjatë regjimit komunist dhe sekretar i organizatës bazë të partisë për dikasterin e tij. Pas qëndresës ndaj ndërhyrjeve të Sekretarit të Parë të Partisë së Tiranës, Manush Myftiu, në vitin 1976 sulmohet dhe dënohet duke u përjashtuar nga Partia, duke u shkarkuar nga funksionet dhe duke u internuar në Dumre të Elbasanit. Si akuzë u përdorën dy letra anonime që e denonconin për imoralitet dhe mbështetja që i kish dhënë sipas tyre, aktorit Robert Ndrenika, i cili kishte një vëlla të arratisur, për rolin në filmin "Fije që priten".