| Manol Qirici | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Manol Qirici |
| Atësia: | Aleks |
| Vendlindja: | Mbrezhan, Përmet |
| Datë Vdekja: | 6/11/1992 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 13/11/1976 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 10/2/1991 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - nga viti 1976 ne vitin 1977 |
| Burgu: | Burgu i Burrelit - nga viti 1977 ne vitin 1991 |
I biri i Aleks Qiricit, i cili u pushkatua nga forcat partizane, pasi ishte pjesë e Ballit Kombëtar. Arrestohet në vitin 1976 për agjitacion dhe propagandë. Dënohet me 10 vjet burg dhe e çojnë në burgun e Spaçit. Atje njihet me bashkëvuajtës të tjerë dhe midis tyre dhe minoritarin Stavro Guxo. Planifikuan të arratiseshin nga burgu dhe në mbrëmjen e 9 dhjetorit të vitit 1977, Manol Qirici bashkë me shokun e tij, Stavro Guxo u arratisën. Ditën e 13-të, kur kishin arritur afër Kukësit, Manolit i pëlcet stomaku dhe i thotë Stavros të ikte, të shpëtonte ai të paktën, Por Stavroja nuk e la, e mori në krahë dhe doli në rrugë automobilistike dhe u dorëzua te makina e parë e policisë që erdhi në drejtim të tyre. Kështu i marrin e i torturojnë e i çojnë në Tiranë, ku Manolit i bëjnë operim dhe del mirë. Pasi u bë mirë, e nxjerrin në gjyq, në qytetin e Rrëshenit, ku dënohet me pushkatim, por e kthejnë dënimin me 25 vjet heqje lirie. E çuan në burgun e Burrelit të kryente dënimin. Aty ka kryer vite me radhë deri sa u lirua nga burgu në 10 shkurt të vitit 1991.
Në 6 nëntor të vitit 1992 Manol Qirici pëson një aksidenti të rëndë me motor ku ndërron jetë. U varros në fshatin e lindjes, Mbrezhan.








