| Luan Berberi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Luan Berberi |
| Atësia: | Ahmet |
| Vendlindja: | Berat |
| Vendbanimi: | Berat |
| Datëlindja: | 1963 |
| Profesioni: | teknik ndërtimi |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/4/1984 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | Tradhti ndaj atdheut e mbetur në tentativë... |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 6/7/1984 |
| Data e Lirimit: | 29/3/1991 |
U arrestua më 3 prill 1984. Me dy shokë po tentonte të arratisej dhe u kap nga forcat e kufirit, ndërsa një nga shokët mbeti i vrarë. U akuzua për tradhti ndaj atdheut dhe vepër terrori të mbetur në tentativë, përvetësim të pasurisë socialiste dhe armëmbajtje pa leje duke qenë që një nga shokët e tij, Adnand Kuka kishte marrë një automatik me fishekë nga reparti ku kryente ushtrinë, para se të arratiseshin. U dënua me 25 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. E kreu dënimin në kampin e Qafë-Barit. U lirua në vitin 1991.
