Liria u lind në Vlorë. E bija e Seit Qemalit. Pas mbarimit të arsimit plotor, babai e dërgoi për të studiuar në Tiranë, ku mbaroi gjimnazin italian. I ati dhe i vëllai, ndërruan jetë në kampin nazist të Mauthausen-it. Liria u njoh në Tiranë, me intelektualin e ri, Zyhdi Herri. Ata u martuan dhe patën një vajzë, Brunhildën, por në shkurt të vitit 1951, pas incidentit në Legatën Sovjetike, Zydiun e arrestuan. U ekzekutua bashkë me 21 intelektualë e tregtarë të njohur më 26 shkurt të vitit 1951. Pak ditë më pas, Lirinë e internuan. Ajo pësoi tortura gjatë kohës që zyrtarët  e shtetit komunist I kërkonin “florinjtë e fshehur”. Pas këtyre torturave, që pësoi si ajo dhe i kunati, Sami Herri, Lirinë e rikthyen në kamp internimi, ku duhej t’i nënshtrohej punës fizike. Për ta mbrojtur nga kushtet e rënda të internimit, të bijën e mori në shtëpi xhaxhai i vogël.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.