| Lime Shehu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lime Shehu |
| Vendbanimi: | Përmet |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 8/1958 |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Gjirokastër |
Nga sekretar i organizatës bazë të partisë dhe një nga figurat qendore të zonës së Këlcyrës, u kthye në të ndjekur të Sigurimit e më pas të dënuar. Ndikimi i tij në zonë, bëri që Sigurimi ta shihte me dyshim. Me dëshmitarë të rremë e akuzuan se kishte kundërshtuar kooperativat dhe kishte folur keq për Bashkimin Sovjetik.
U arrestua në gusht të vitit 1958, bashkë me kushëririn e tij, Ramo Shehu. Ishin vënë në përpunim aktiv nga Sigurimi që në qershor 1957. U dënua me 8 vjet heqje lirie. Sipas dokumenteve të Sigurimit, ai mbahej në kontroll edhe gjatë viteve të burgut, edhe pasi u lirua, kur më 1982, u vu përsëri në "përpunim aktiv" për "propagandë armiqësore".
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
