| Lekë Mirakaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lekë Mirakaj |
| Atësia: | Kolë |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 12/10/1942 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/1/1980 |
| Akuza: | Agjitacion dhe propagandë |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 28/3/1987 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1945 |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1945 |
Lindi në vitin 1942. I biri i ish-ministrit të Brendshëm, Kolë Bibë Mirakaj. U internua familjarisht për motive politike në vitin 1945, në Berat, Kuçovë, në Katër Rrugët e Shijakut, Valias, Tepelenë, Turan, Kalanë e Porto-Palermos dhe si përfundim në fshatrat e Lushnjës, ku jetoi deri në 20 gusht 1991. Në vitin 1960, kreu Politeknikumin e Ndërtimit. Teksa po kryente internimin në kampin e Gradishtës të Lushnjës, më 15 janar 1980 u arrestua dhe dënua me 10 vjet burg. U lirua nga burgu më 28 mars 1987.
Nga viti 1991 e në vazhdim jeton në SHBA.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 262.
Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VIII, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2022
