| Lavdim Duro | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lavdim Duro |
| Atësia: | Abdyl |
| Vendlindja: | Çetë, Devoll, Korçë |
| Vendbanimi: | Çetë, Devoll, Korçë |
| Datëlindja: | 3/4/1967 |
| Profesioni: | kooperativist |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 7/6/1985 |
| Akuza: | tradhti ndaj atdheut, në formë arratisje jashtë atdheut, ngelur në fazën e tentativës në bashkëpunim |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Prokurori: | Kastriot Lavdari |
| Vendimi: | Nr. 107 |
| Data e Vendimit: | 8/7/1985 |
| Gjykatësi: | Lluka Zani |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Korçë |
| Data e Lirimit: | 18/6/1990 |
Lindi më 1967, në Çetë, Devoll. Më 8 korrik 1985, me vendim nr. 107, Gjykata e Rrethit Korçë e dënoi për "tradhti ndaj atdheut, në formë arratisje jashtë atdheut, ngelur në fazën e tentativës në bashkëpunim", me 8 vjet burg. Kushëririn e tij, Jashar Duro, 4 vjet më i madh, me të cilin tentoi të arratisej, e dënuan me 10 vjet heqje lirie.
Lavdimi u lirua më 18.6.1990 nga Reparti nr.311 Qafë-Bari, në bazë të dekretit nr.7391, datë 12.6.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2409-2410
