| Lahe Nuro Alikaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lahe Nuro Alikaj |
| Vendlindja: | Bolenë, Vlorë |
| Datë Vdekja: | 1946 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1940 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 1946 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat e regjimit komunist, |
Lindi në fshatin Bolenë të Vlorës. Më 1940 u burgos në Burrel nga autoritetet fashiste si kundërshtar i pushtimit të Shqipërisë. Mori pjesë në luftën e Gjormit kundër italianëve (31 dhjetor 1942). Me nisjen e luftës civile, u rreshtua në anën e nacionalistëve dhe luftoi kundër komunistëve. Pasi komunistët morën pushtetin, qëndroi në male me çetën e tij. Veç tij, regjimi vuri në shenejstër edhe familjen. Nëna e tij, Lina Alikaj dhe i vëllai, Bardhosh Alikaj, 6 vjeç, u internuan në Krujë dhe Tepelenë.
U vra në pritë nga forcat e regjimit komunist, në fillim të vitit 1946. Kufoma e tij u lidh me litar pas një shtylle, në qendër të Vlorës. Shumë nga anëtarët e çetës së tij u pushkatuan, burgosën dhe persekutuan në forma të tjera, deri në rënie të regjimit komunist.
