| Kristo Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kristo Mema |
| Vendlindja: | Shtërmen, Elbasan |
| Datëlindja: | 10/10/1935 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/8/1963 |
| I Torturuar: | Po |
| Lloji i Torturës: | Goditje me kërcu, goditje me majat e këpucëve në kërcijtë e këmbës kur ishte i lidhur, kërcënim se do ekzekutohej |
| Akuza: | Donte të arratisej |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 20/11/1963 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i madh i Tiranës - nga viti 1963 |
| Burgu: | Burgu nr.13 Elbasan ne vitin 1968 |
Vinte nga një familje e rreshtuar me Ballin Kombëtar që u godit me burgime, vrasje dhe sekuestrim pasurie, kur komunistët morën pushtetin. E arrestuan në gusht të vitit 1963 dhe me akuza të rreme sikur donte të arratisej, apo kishte folur kundër pushtetit popullor, e dënuan me 10 vite burg.
E çuan në burgun e Tiranës. Nga aty, në kampin e Elbasanit dhe më pas në Spaç, ku punoi deri në fund të dënimit.
Iu desh të kthehej në burg, pasi e mbushi kohën e dënimit 10-vjeçar në vitin 1973, sepse i thanë që duhej të kryente dy vjet për armëmbajtje, akuzë që nuk ishte vërtetuar në gjyq dhe ishte hedhur poshtë. Megjithatë, Kristo Mema, i kreu edhe 1 vit e gjysmë burg, sepse gjysmë viti iu shkurtua për shkak të punës, mbi 10 vitet e dënimit.
Burimi: Intervista e Kristo Memës, arkiva e familjes Doko, kujto.al
