Lindi më 1937, në Sarandë. Me vendim nr.6, datë 22 gusht 1969, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 4530, datë 6 shtator 1969, të P.K.P-së, iu fal jeta dhe më vonë, dënimi iu kthye në 25 vjet burg. Me vendim nr. 34, datë 13 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë, ku ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», dhe ndaj e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 204
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.