Kostandin Gjordeni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kostandin Gjordeni |
Atësia: | Sotir |
Vendlindja: | Durrës |
Datëlindja: | 2/4/1957 |
Datë Vdekja: | 1/2025 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
U dënua dy herë nga regjimi komunist. Herën e parë, u dënua për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes, me 11 vjet heqje lirie, pasi u ndalua më 6.8.1982 në vendin e quajtur Stanet e Çajes në Kukës bashkë me një person tjetër dhe vajzën e tij të mitur, në tentativë për të kaluar kufirin. 26-vjeçari Gjordeni u dërgua për të vuajtur dënimin nëpërmjet punës së detyruar në Repartin nr.303 Spaç. Pas disa muajsh, e zhvendosën për të vuajtur dënimin në Repartin nr.311 Qafë-Bari në Pukë. Mori pjesë në revoltën e 22 majit 1984 në Qafë-Bari, ku edhe u plagos me një plumb, të cilin e mbajti 25 vjet në trup. Pas revoltës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i drejtuar nga Lili Bare, me pjesëmarrjen e prokurorit Skënder Breca, në formë të prerë dhe në një shkallë, me vendimin nr.3, datë 3.6.1984, e deklaroi fajtor dhe e dënoi në bashkim të dënimeve (8 vjet, 5 muaj, 13 ditë të ngelura nga dënimi i parë) me 15 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 29.3.1991 nga Reparti nr.305 Përparim, me dekretin nr.7483, datë 27.3.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, duke qenë nga të dënuarit e fundit politikë të liruar.
U shua në janar 2025.