Kolë Simoni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kolë Simoni |
Vendbanimi: | Hajmel |
Vënd Vdekja: | Hajmel |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Banor i fshatit Hajmel të Zadrimës. Hodo Habibi, i thirrur toger Baba, i dërguari i komunistëve në Veri për të nënshtruar popullsinë antikomuniste zgjedh të qëndrojë në shtëpinë e 30-vjecarit Kolë Simoni, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë sepse donte të shtinte në dorë motrën e tij, Luçien. Hodo Habibi ishte i njohur për terrorin dhe përdhunimet në fshatrat e Veriut. Për ta arritur më lehtë qëllimin e lidhi me litar në mes ë shtëpisë Kolën dhe e torturori duke e akuzuar pa të drejtë që kishte strehuar armiqtë. Duke qenë që Luçia largohet dhe i shpëton nga duart, ai arreston Kolën dhe më pas porosit ushtarët ta vrasin rrugës për në burgun e Lezhës me prektekstin që kishte tentuar të arratisej. Ata e zbatojnë urdhrin duke vrarë një të pafajshëm. Motra e tij e denoncon rastin te Tuk Jakova dhe pas shqyrtimit të veprave të Hodo Habibit, Gjykata e Shkodrës e dënon me varje në litar.