Kiço Ngjela | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kiço Ngjela |
Atësia: | Dhimitër |
Vendlindja: | Nivan, Zagori, Gjirokastër |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 25/12/1917 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1975 |
Data e Lirimit: | 1991 |
Kiço Ngjela ka lindur ne fshatin Nivan, komuna Zagori Gjirokastër. Në vitin 1945, u zgjodh deputet.
Ka qenë ministër i Financave dhe më pas, i Tregtisë. Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Kandidat i byrosë politike. Ngjela përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qenë, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.
U akuzua për sabotim në 1975 dhe u burgos deri në 1991.
Është liruar nga burgu i Burrelit.