Nga Peja. Kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1927 me vëllain, Mahmut  Shala për t'i shpëtuar përndjekjes serbe, ndërsa në vitin 1930, vijnë edhe tre vëllezër të tjerë. Në vitet 1927-1935 shërben në armën e xhandarmërisë. Pas lufte, punoi punëtor në pyllin e Bizës.

Ata largoheshin nga Kosova me urrejtje për çetnikët serbë që u kishin vrarë babanë, por në Shqipëri disa prej tyre u burgosën nga komunistët. U akuzuan fillimisht si anëtarë të organizatës "Grupi i rezistencës", e cila ishte formuar për të rrëzuar regjimin komunist nga Hamdi Frashëri dhe vëllai i tyre, Isa Shala.

Kadriu ishte një nga shumë të burgosurit që u arrestuan në mënyrë sekrete nga Sigurimi për të shkatërruar grupin. U arrestua bashkë me Xhaferr Memën. Ky pranoi të vihej në shërbim të Sigurimit, ndërsa Kadriu nuk pranoi dhe u arrestua sekret duke hapur fjalë se gjoja ishte arratisur. Në një raport të datës 14.2.1952, ku përmenden 33 të arrestuar sekret, për të thuhet se "ka punuar vazhdimisht kundër pushtetit popullor" dhe "prej vitit 1949 anëtar aktiv i organizatës".

Gjykata Speciale e Sigurimit e dënoi më 9.7.1952 me 20 vjet burgim. Në atë kohë ishte 42 vjeç. U lirua pasi kreu mbi 9 vjet burg. Pas lirimit, nuk iu ofrua punë.

Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.