| Kadri Hazbiu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kadri Hazbiu |
| Vendlindja: | Mavrovë, Vlorë, |
| Datëlindja: | 1923 |
| Datë Vdekja: | 1983 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Djegien e Sinës" |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 1983 |
Komunist. Lindi në Mavrovë, Vlorë, më 1923. Përgjegjës për një numër krimesh, që nga viti 1942, kur iu bashkua forcave partizane, e deri më 1982, kur u përjashtua nga PPSH. Batalioni partizan i drejtuar prej tij (Bat. I, Brig. V) shkrumboi fshatin Sinë (Dibër), më 1944. Për 38 vjet mbajti poste të larta në administratën e diktaturës, sidomos në organet shtypëse të saj: Sigurim i Shtetit, Ministri e Brendshme (25 vjet ministër, 1954-1979) dhe Ministri e Mbrojtjes (ministër, 1979-1982). Ka vrarë dhe torturuar njerëz me dorën e tij, si në rastin e Teme Sejkos. Më 1982 u shkarkua nga të gjitha funksionet. Më 1983 u dënua me vdekje dhe u pushkatua. Një nga akuzat në gjyq ishte për djegien e Sinës 38 vjet më herët.
