Klerik katolik i ritit bizantin, martir i Kishës. Lindi më 23 shtator 1912, në Elbasan.Studimet i kreu në seminarin «Benedikti XI», në Grotaferrata (Itali); studimet e filozofisë dhe të teologjisë në seminarin e Shën Atanazit në Romë, ku dhe u shugurua, më 1 dhjetor të vitit 1935. Një vit më vonë u kthye në Shqipëri dhe u caktua famullitar i kishës së Shën Pjetrit në Elbasan. Qe famullitar dhe në Korçë,  Berat, prej nga ku shërbeu edhe në Lushnjë, Pogradec dhe Elbasan; pastaj sërish në Korçë. Prej vitit 1944 qe përgjegjës i Misionit të Kishës Greko-Katolike të Shqipërisë. U arrestua në Korçë më 31.10.1946, ku u burgos dhe u dënua. Më 05.08.1947 u dënua me 5 vjet burg dhe punë të detyruar në Korçë dhe pastaj në Maliq. Vdiq në Maliq, i varrosur i gjallë në kënetë ku kishte rënë, i sfilitur prej lodhjes, më 26.10.1948.

U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 217.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.