| Jorgo Papa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jorgo Papa |
| Atësia: | Spiro |
| Vendlindja: | Tremul, Sarandë |
| Datëlindja: | 3/1/1941 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 3 |
| Data e Vendimit: | 1963 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 11 |
| Data e Vendimit: | 5/1975 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi më 1941, në Sarandë.
Me vendim nr. 3, më 1963, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 18 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Po atë vit iu zbrit 1/3 e dënimit.
Ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Spaçit u përfshi në revoltën e të burgosurve të këtij burgu më 21-23 maj 1973 dhe u arrestua me mposhtjen e saj. U gjykua, me shpejtësi, me grupin e parë që mori edhe dënimet më të rënda përfshirë katër të dënuarit me pushkatim. Me vendim nr. 1, në maj 1973, Gjykata e Lartë me veprim në Spaç, e dënoi për nenet 67-10, 76, 72, 73/1, 48, 49 dhe 28 të Kodit Penal, me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
U lirua më 24.6.1989 nga Reparti nr.311 Qafë Bari, me dekretin nr.7309, datë 20.6.1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.1 i listës).
