U arrestua më 22.9.1962. U akuzua për pjesëmarrje në “organizatë kriminale” që synonte të rrëzonte pushtetin me ndihmën e shteteve të huaja, me njësi të armatosura brenda vendit; rekrutim dhe vënie në shërbim të zbulimit grek, etj.. U përfshi në një proces me shtetasit: Vasil Jica, Ilia Kapurani, Theodhoraq Fara, Dhimitër Jica.

Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i drejtuar nga Irakli Bozo, me pjesëmarrjen e prokurorit Sybi Dedej, me vendimin n.2, datë 18.11.1963, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. Me vdekje u dënuan të gjithë. Iu fal jeta dhe dënimi iu kthye me 25 vjet heqje lirie, me dekretin nr.3768, datë 17.12.1963 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Vuajtjen e dënimit po e kryente në Repartin nr.303 Spaç.

Në periudhën 23.9.1967 deri më 7.3.1973, ai qëndroi në spitalin burgut, në sanatorium.

Doli nga spitali, por nuk qëndroi më shumë se një muaj në Repartin nr.303 Spaç. U shtrua sërish në sanatorium më 5.4.1973. Këtu vdiq më 18.7.1973. Vuante nga tuberkulozi, ftohja, etj.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.