| Jamarbër Marko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jamarbër Marko |
| Atësia: | Petro |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 19/3/1951 |
| Datë Vdekja: | 4/9/2010 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1975 |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 1992 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - nga viti 1975 ne vitin 1992 |
Poet, i biri i Petro Markos. Lindi më 19 mars 1951, në Tiranë. Më 1974, u diplomua për gazetari. Në fund të vitit 1975 u dënua me shtatë vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç të Mirditës. U lirua me kusht dhe kundrejt një sakrifice të madhe të së ëmës, Safo Markos, më 1978. Pas lirimit punoi si hamall në Kinostudion «Shqipëria e Re». Më 1991 mbeti invalid nga një aksident i rëndë. Vdiq më 4 shtator 2010.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 215








