| Isuf Velçani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Isuf Velçani |
| Atësia: | Riza |
| Vendbanimi: | Laç |
| Datë Vdekja: | 8/1954 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim arratisje jashtë shtetit» |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
| Vendimi: | nr. 189 |
| Data Ekzekutimit: | 8/1954 |
Në qershor të vitit 1954, kur të dënuarit po punonin për ndërtimin e pallateve buzë Lanës, në kampin Nr.4, u zbulua një tunel. Sipas studiuesit Kastriot Dervishi, ideatori i hapjes së kanalit ishte i burgosuri Isuf Velçani.
Kanali u zbulua para se të burgosurit të mund ta vinin në jetë planin e arratisjes. U arrestuan rreth 20 të burgosur.
Më 17 korrik 1954, në Gjykatën e Lartë Ushtarake, filloi gjyqi kundër të akuzuarve. Me vendim nr. 189, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë deklaroi fajtorë për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim arratisje jashtë shtetit» dhe dënoi me pushkatim 7 të akuzuar. Treve iu fal jeta, ndërsa Isuf Velçani me Mark Zef Palin, Zyhdi Mancakun dhe Abdulla Bajramin u ekzekutua më 14 gusht 1954.
