Lindi më 1910, në Lapardha të Beratit. Më 22 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "kriminel lufte" dhe "armik të popullit", se "ka qenë komandant i çetave të organizatës tradhtare e mercenare te Ballit Kombëtar me gradën toger dhe se me këtë cilësi ka dorëzuar në duart e gjermanëve 4 aviatorë amerikanë", dhe në bazë të neneve 14, 15, 18 dhe 19 të ligjit nr. 41, e dënoi me 30 vjet burg, humbnjen e të drejtave civile e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 354
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.