Lindi në vitin 1918, në fshatin Kashar të Tiranës. U ndalua më 30 janar 1951, dhe më 23 maj 1952, me vendim nr. 227, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në grup kundër-revolucionar" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe të materialit të kapur, si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua më 11 tetor të vitit 1961.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 145
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.