| Isuf Bakalli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Isuf Bakalli |
| Atësia: | Hamza |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 22/11/1921 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
Lindi më 22 nëntor të vitit 1921 në Elbasan. Ishte një nga tregtarët e përndjekur nga regjimi komunist. Në vitin 1945 nuk pranon të dorëzojë florinjtë dhe i fsheh nën Urën e Bakallit, por spiunohet dhe arrestohet. Dënohet fillimisht me vdekje, por dënimi i ulet më pas në 1 vit heqje lirie. Pasi del nga burgu, dërgohet si mësues në fshatrat e thella të Skraparit. Në vitin 1949, dënohet me 2 muaj punë korrektuese sepse kishte shkuar pa lejë në qytet.
Më 30 qershor 1962 dënohet me 8 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë.
Burimi: https://elbasaniad.org/tregetari-isuf-bakalli-ne-kalvarin-e-persekutimeve/?highlight=persekutim%20komunist
