Ismail Leka ishte kryetar komune para luftës deri 1943 në Bitola, Maqedoni, Prespa veriore. Ismaili kishte qenë nxënës i shkollës amerikane Harry Fultz, shumica prej të cilëve u arrestuan si një hakmarrje e regjimit komunist ndaj intelektualëve shqiptarë. U arrestua në mars 1945 me akuzën "Tradhëti ndaj Atdheut" dhe pas një viti hetuesi dënohet dy vjet e gjysëm burg.
Dënimin e parë e vuajti në Korçë dhe pas daljes nga burgu e internojnë në Peqin. Në 1955 kthehet në Korçë dhe meqë nuk i jepnin punë detyrohet të shkojë në fermën Libonik,  ku jeton edhe sot familja e tij.
Në vitin '63 dënohet përsëri me 7 vite e gjysëm burg me të njëjtën akuzë. Dënimin e dytë e vuan në Laç dhe Spaç.
Në vitin '71 vdes në rrethana të dyshimta tek kabina elektrike pasi punonte si teknik elektricist. Gjatë punës i lëshojnë tensionin e lartë. 
Sigurimi i Shtetit i konfiskoi çdo dokument dhe foto në shtëpi duke i lënë familjarët pa asnjë kujtim. 
Burimi: nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.