| Islam Seferi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Islam Seferi |
| Atësia: | Ali |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/11/1944 |
| Akuza: | armik i popullit |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 30/5/1945 |
| Gjykata: | Gjykatën Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit I |
| Data e Lirimit: | 1956 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 21/12/1963 |
| Akuza: | Agjitacion dhe propogandë |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Hetuesi: | Pandeli Përmeti |
| Vendimi: | Nr.10 |
| Data e Vendimit: | 7/4/1964 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Tiranë |
| Data e Lirimit: | 10/8/1973 |
Islam Seferi rrjedh nga një familje qytetare e pasur tiranase. Familja e Islamit u internua në kampin e Tepelenës. Në vitin 1944, Islami u arrestua. U akuzua si simpatizant i Legalitetit dhe shpërndarës i organit të saj, gazetës “Atdheu”. Dënohet me akuzën "armik i popullit" me 20 vjet heqje lirie, heqje e drejtave politike dhe civile, konfiskimin e pasurisë. Del nga burgu në vitin 1956. Në vitin 1963, dënohet përsëri duke i hequr të drejtën e votimit për 5 vjet, u dënua me 10 vjet heqje lirie. Kreu gjithsej 22 vjet burg. Nuk i mohoi kurrë bindjet zogiste.
Burimi: Kastriot Dervishi
