Islam Dragoti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Islam Dragoti |
Atësia: | Agë |
Vendlindja: | Dragot, Elbasan |
Datëlindja: | 1880 |
Gjyqi | |
Akuza: | “Kriminel lufte, si pjesëmarrës në forcat e Ballit Kombëtar, si dhe ndjekje dhe luftime kundër forcave partizane” |
Dënimi: | Burgim të përjetshëm Burg |
Vendimi: | Nr. 93 |
Data e Vendimit: | 20/07/1945 |
Lindur më 1880 në Dragot, Elbasan. Më 20 korrik 1945, me vendim nr. 93, u dënua “si kriminel lufte, si pjesëmarrës në forcat e Ballit Kombëtar, si dhe ndjekje dhe luftime kundër forcave partizane”, me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike. E izoluan atë në një birucë të ngushtë me një spiun, ku i pushoi zemra. Për dy ditë spiuni nuk njoftoi vdekjen e Islamit, që t’i hante racionin e bukës dhe supës. Operativi kërkoi të falsifikojë nëpërmjet mjekut Lush Pogu raportin e vdekjes, por ai e refuzoi kategorikisht.
Burimi: Beqir Ajazi: Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan, sh. b. 55, 2007, f. 559, 569-571; AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2799-2800