| Irfan Elezi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Irfan Elezi |
| Atësia: | Ismail |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1933 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 4/1958 |
| Akuza: | Moskallëzim krimi |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Prokurori: | Tase Koroveshi |
| Vendimi: | nr.75 |
| Data e Vendimit: | 25/7/1958 |
| Gjykatësi: | Mit’hat Goskova |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Korçë |
| Data e Lirimit: | 25/11/1959 |
Irfan Elezi bëhej fajtor se ishte në dijeni të planit të arratisjes së Naxhi Muharremit. Irfani akuzohej për “moskallëzim krimi” (neni 226 i Kodit Penal). U gjykua bashkë me disa nga personat që kishin tentuar të arratiseshin.
Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Korçë, e drejtuar nga kolonel Mit’hat Goskova, me pjesëmarrjen e prokurorit major Tase Koroveshi, me vendimin nr.75, datë 25.7.1958, i deklaroi fajtorë dhe e dënoi si vijon Irfan Elezin:
-Irfan Ismail Elezi, i vitlindjes 1933, nga Floqi i Korçës, me 5 vjet burgim dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 1 vit.
U la në fuqi me vendimin nr.91, datë 10.9.1958 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.
U lirua nga një amnisti e përgjithshme më 25.11.1959.
