Irfan Elezi bëhej fajtor se ishte në dijeni të planit të arratisjes së Naxhi Muharremit. Irfani akuzohej për “moskallëzim krimi” (neni 226 i Kodit Penal). U gjykua bashkë me disa nga personat që kishin tentuar të arratiseshin.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Korçë, e drejtuar nga kolonel Mit’hat Goskova, me pjesëmarrjen e prokurorit major Tase Koroveshi, me vendimin nr.75, datë 25.7.1958, i deklaroi fajtorë dhe e dënoi si vijon Irfan Elezin:

-Irfan Ismail Elezi, i vitlindjes 1933, nga Floqi i Korçës, me 5 vjet burgim dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 1 vit.

U la në fuqi me vendimin nr.91, datë 10.9.1958 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.

U lirua nga një amnisti e përgjithshme më 25.11.1959.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.