Ekonomist, nëpunës në Bankën e Shtetin në Shkodër.Lindi më 30 tetor të vitit 1915, në Shkodër. U arrestua nga Sigurimi i Shtetit, më 22 dhjetor të vitit 1952. I kontrolluan shtëpinë dhe në arkën e së ëmës gjetën një revolver. Katër ditë më vonë, më 26 dhjetor, filluan hetimet, fillimisht për armëmbajtje pa leje. Më vonë u akuzua për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit. Thuajse pas një viti torturash, në fund të vitit 1953 ia ndryshuan sërish akuzën dhe e fajësuan se ishte orvatur të arratisej, se kish qenë spiun i fashizmit dhe se kish folur kundër Pushtetit Popullor. Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me 6 vjet heqje lirie, por Gjykata e Lartë vendosi përsëritjen e gjyqit,sepse«proçesverbalet nuk janë firmuar nga i pandehuri». Gjyqi u përsërit më 18 korrik të vitit 1953: «për krimin e armbajtjes (revolver gold ameri-kan, me 5 fishekë) deklarohet i pafajshëm. Akuzat tjera mbesin.» Më 29 janar 1954 ai kërkoi «prishje vendimi dhe rikthim aktesh për rishqyrtim dhe rigjykim». Në gjithë këtë kohë, nga përdorimi i shpeshtë i elektroshokut, iu keqësua rëndë shëndeti. Vdiq në bodrumin e spitalit civil të Shkodrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës e prej këtu në morgun e Fakultetit të Mjeksisë për praktikat studentore.

 

 

Burimi: Fritz Radovani – de Angeliis, Një monument nën dhé, Melbourne, 2004, IV, f. 264-267
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.