Ina Shahe | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ina Shahe |
Atësia: | Vladimir |
Vendlindja: | Moskë, Rusi |
Vendbanimi: | Kuçovë |
Datëlindja: | 27/5/1932 |
Profesioni: | Inxhiniere mekanike |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 15/5/1975 |
Akuza: | Agjitacion dhe propagandë |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr.1 |
Data e Vendimit: | 21/1/1976 |
Gjykata: | Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë |
Data e Lirimit: | 15/11/1982 |
Dënimi | |
Burgu: | Reparti nr. 318, Kosovë e Belshit - |
Ina Vladimir Shahe, lindur më 27.5.1932 në Moskë, nënë e dy fëmijëve, ardhur në Shqipëri në vitin 1958 kish marrë shtetësinë shqiptare në vitin 1964. U arrestua më 15.5.1975.
U akuzua në bazë të nenit 73/1 në kombinim me nenin 12 të Kodit Penal, pra për agjitacion e propagandë. Gjykata vërente:
“Nga provat e dëgjuara në seancë gjyqësore është vërtetuar plotësisht se qysh nga viti 1960 që revizionistët sovjetikë dolën hapur kundër marksizëm-leninizmit dhe kundër partisë tonë që mbron me konsekuencë marksizëm-leninizmin, ata kanë mbajtur qëndrim armiqësor ndaj vijës politike të partisë e të pushtetit tonë popullor. Ato duke u vënë në mbrojtje të revizionistëve sovjetikë, në bisedat që kanë bërë me persona të ndryshëm, kanë përhapur ideologjinë revizioniste e shoviniste me qëllim për t’i kundërvënë këta persona me vijën politike të partisë dhe shtetit tonë socialist”.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1, datë 21.1.1976, e deklaroi fajtore bashkë me rusen tjetër, Elena Çami dhe i dënoi të dyja me nga 8 vjet heqje lirie, heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. Vendimi ishte i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohej askund.
Të dyja gratë siç u arrestuan pothuaj në një kohë, u liruan nga Reparti nr.318 Kosovë, po në një kohë, më 15.11.1982, me një dekret të përgjithshëm faljeje.